Vendimi i liderëve shqiptar nga Lugina e Preshevës që të ndëpresin bisedimet me qeerinë Serbe shkon në dëm të qytetarëve, ka thënë Zoran Stankoviq, kryetar i trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, dhe ka ftuar shqiptarët nga jugu i Serbisë që të tregojnë pjekuri politike dhe të ndryshojnë vendimin që ti bojkotojn zgjedhjet e 16 marsit.
“Ndërprerja e bisedimeve dhe bojkoti nuk do të thotë se shteti duhet të sillet në atë mënyrë. Pasi, po ti bojkotoj shteti liderët shqiptar sikur që ata e bojkotojn shtetin, atherë nuk do të marin njerëzit rroga, penzione, po edhe nuk do të mund të rjedh jeta dhe puna në komuna” ka thënë Stankoviq, transmeton presheva.com.
Shteti ka durim dhe vazhdon të jap në këto tre komuna, ka shtuar Stankoviq, i cili shpreson që të ngritet vetdija e shqiptarëve në jug të Serbisë dhe se ata do të pranojnë bisedimet me qeverinë.
Ai ka paralajmëruar, për fat të keq, se një kohë të gjatë në komunën e Preshevës dhe Bujanocit, nuk rrespektohet ligjet e shtetit të Serbisë, ose ata nuk aplikohen tërësisht, andaj edhe njëra nga detyrat e Trupit Koordinues që të ndërpritet me raste të tilla, sikur mos pagesa e rrymës.
Këto shuma janë enorme, ka vlerësuar Stankoviq, duke thënë se vetëm në dy komunat, Preshevë dhe Bujanoc, borxhi është rreth 2 miliardë dinarë.
Stankoviq ka theksuar se Trupi Koordinues në të gjitha bisedimet me shqiptarët për të drejtat e pakicave janë përfshirë edhe përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare, që kanë qenë të njoftuar për të gjitha aktivitetet.
Rezultati i kësaj është se tani ata kërkojnë nga shqiptarët të vazhdojnë dialogun dhe të dalin në zgjedhje me 16 mars.
“Tani mvaret vetëm nga shqiptarët se me pjesmarrjen e tyre në bisedime të japin sygjerimet dhe të zgjidhin problemet e tyre në kuadër të ligjeve, kushtetutës dhe konventave ndërkombëtare për pakicat kombëtare” ka thënë Stankoviq., dhe ka konstatuar se qeveria në Tiranë ka kërkuar nga shqiptarët e jugut të Serbisë të dalin në zgjedhjet serbe.
Stankoviq dëshiron që partitë shqiptare nga jugu i Serbisë të ndryshojnë vendimin për bojkot të zgedhjeve, pasi në këtë mënyrë ata dotë tregojnë pjekurinë e plotë politike. /presheva.com/