Lajme

Ja çfarë masa mund të na presin nga dita e hënë

Klubet e natës në Serbi do të mbyllen nëse numri i të infektuarve tejkalon 1,000 çdo ditë, njoftoi një anëtar i Shtabit të Krizave për luftën kundër virusit korona-thote Branislav Tiodoroviq.

Në atë rast, sipas tij, orari i punës i objekteve hotelierike do të jetë i kufizuar.

“Askush nuk po mendon për rivendosjen e ores policore, por ne do të kemi të kufizuar uljen në bare dhe mbylljen e jetës së natës përsëri”, tha Tiodoroviq.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që të përdorin gushtin për t’u vaksinuar, sepse kjo do t’u sigurojë të gjithëve një vjeshtë më të qetë dhe më të sigurt.

Çdo ditë në Serbi, numri i personave të infektuar me virusin korona po rritet, sot u regjistruan 1,072 persona të infektuar dhe pritet që shumë shpejt shtabi të caktojë mbledhje pasi këto shifra kanë shqetësuar epidemiologët, të cilët vlerësojnë se situata është problematike, sepse është e qartë se tendenca e rritjes së rasteve të reja nuk ndalet.

Related Articles

Back to top button