Për hyrje në Kosovë për shtetasit e Serbisë nuk kërkohet PCR testi
Qeveria e Kosovës të mërkurën ka miratuar masat e reja anti-COVID. Këto masa, kanë hyrë në fuqi sot më 20 gusht.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në mbledhjen e Qeverisë tha se masat e përcaktuara nuk përcaktojnë në asnjë rast obligimin e vaksinimit të detyrueshëm.
Njëra nga pikat e këtij vendimi është: Të gjithë qytetarët të cilët hyjnë në Republikën e Kosovës, përfshirë edhe ata me leje qëndrimi të përkohshëm ose të përhershëm në Kosovë dhe të cilët vijnë nga vendet me rrezik të lartë sipas listës zyrtare të Institutit kombëtar të shëndetësisë publike të Kosovës (IKShPK), duhet të kenë test RT-PCR negativ për COVID-19 të bërë në 72 orët e fundit.
Për t’iu shmangur çfardo dyshimi rreth masave anti-Covid rekomandohet që të gjith të vaksinuarit ta kenë me vetë edhe vërtetimin e imunizimit.