Lajme

Edi Rama: Unë jam katolik, gruaja myslimane, djali mund të bëhet hebre

Kryeministri Edi Rama në një intervistën në CNN me gazetaren Bianna Golodryga pohoi se vendimi i Shqipërisë për të strehuar qytetarët afganë nuk lidhet me çështje fetare.

Ai theksoi se nëse BE dhe SHBA nuk do të gjenden në këtë situatë për këtë popull, duke u tërhequr, Shqipëria shtoi ai detyrohet që t’i japë strehë.

Gazetarja: Shumica e popullsisë shqiptare është myslimane. Ky vend nuk është tejet fetar në vetëvete. Ju jeni katolik. Jam kureshtare se cila është lidhja mes këtyre afganëve në vetëvete, myslimanë që vijën nga një regjim shtypës që rikthehet në Afganistan. Sa ndikim ka kjo te vendimi juaj dhe te përgjegjësia që ju ndjeni për t’i mikpritur ata?

Rama: Unë jam katolik. Bashkëshortja ime myslimane. Dy fëmijët e mëdhenj janë ortodoks. Kemi një më të vogël që mund të zgjedh të jetë hebre, i takon atij. Këtu bëhet fjalë për njerëz, jo për etiketa që lidhet me ngjyrat, kulturën, besime. Edhe një herë ka të bëjë me njerëz që i besuan asaj çka ne i besuam asaj që i besuam për 30 vite më parë talibanizmit të kuq, ku i ikëm ferrit. Për ne shkoi mirë se ishim në mes të Europës. Nëse BE dhe SHBA nuk do të gjenden, duke u tërhequr, së paku ju detyrohemi t’i japim strehë. I detyrohemi. Jo vetëm për ta, por ka të bëjë me brezat e fëmijëve tanë. Si do të na shohin nëse i lëmë në balte këta njerëz? Çfarë do të ndodh nëse predikojmë idealizmin dhe vlerat që kemi promovuar.

Related Articles

Back to top button