Pensioni më i lartë në Serbi është 144,408 dinarë dhe merret nga gjithsej 44 pensionistë
Serbia ka gjithsej rreth 1.7 milion pensionistë dhe të ardhurat mesatare të tyre sot janë 29,384 dinarë. Pensioni minimal ligjor është pak më i lartë se 16,000 dinarë, dhe shumica e pensionerëve në Serbi marrin deri në njëzet mijë dinarë në muaj.
Është e vërtetë që vitet e fundit, pensionet në Serbi janë rritur vazhdimisht. Përveç rritjeve të rregullta, pensionerët morën një ndihmë një herëshe prej disa mijë dinarësh nga shteti. Këtë vit, u njoftua një rritje lineare e pensioneve prej rreth 5 përqind, e cila duhet të hy në fuqi nga janari i vitit 2022, por edhe një ndihmë e njëhershme prej 20,000 dinarësh, e cila do të paguhet në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm.
Pensioni më i lartë në Serbi është 144,408 dinarë dhe merret nga gjithsej 44 pensionistë. Shuma të mëdha nga 90,000 deri ne 144,000 dinarë marrin rreth 15,000 pensionistë nga buxheti çdo muaj.