Lajme

Dhjetë karakteristikat e njerëzve të suksesshëm

Njerëzit e suksesshëm nuk lindin nën një yll me fat, por kanë zakone dhe karakteristika të caktuara që i ndihmojnë ata të jenë ata që janë – të suksesshëm në biznesin e tyre.

Suksesi nuk vjen vetvetiu, as brenda natës. Ai arrihet me pak përpjekje, kurse njerëzit e suksesshëm kanë ambicie, besojnë në veten e tyre dhe e dinë që suksesi nuk vjen duke fjetur.

Viti i ri, dhe bashkë me të vijnë dhe vendime të reja. Ndoshta disa ndryshime të vogla do të bëjnë ndryshime të mëdha në jetën tuaj dhe do t’ju bëjnë të suksesshëm.

Ja disa karakteristika të përgjithshme të njerëzve të suksesshëm:

Ambicia: Ëndrrat janë të mira për të filluar. Ato mund të jenë të vogla ose të mëdha, nuk ka rëndësi. Çështja nuk është të kesh frikë të ëndërrosh dhe të jesh ambicioz. Edhe nëse dështoni, do t’a keni më të lehtë, sepse u përpoqët. Ambicia dhe krijimtaria janë kombinim perfekt i njerëzve të suksesshëm.

LEXONI: Pamje e botës nga lart: Ambicia dhe torta e kumbullës së Angela Merkel

Besimi: Nëse keni ëndrra, hapi tjetër është besimi se do t’i realizoni ato. Përveç besimit, trimëria dhe guximi janë gjithashtu të rëndësishme. Mos kini frikë të rrezikoni me të gjitha pengesat që hasni.

Guximi: Gjëja më e rëndësishme është të mos kesh frikë, sepse frika është pengesa më e madhe për të arritur një ëndërr. Të gjithë kanë frikë ndonjëherë, por në ato momente, guximi është gjëja më e rëndësishme për të kapërcyer frikën dhe për të arritur qëllimin. Njerëzit e suksesshëm nuk kanë shqetësohen nga frika, sepse e dinë që edhe momentet më të këqija, do t’u sjellin atyre një përvojë të caktuar.

LEXONI: Kur shqetësoheni për paratë dhe ju frikësojnë nesër:
Teknika për të ndihmuar

Pranimi i gabimit: Nëse bëni gabim, pranojeni atë. Kjo është karakteristika e një personi të suksesshëm. Ju mund të dilni nga kjo me një përvojë të re dhe të gjeni një mënyrë më të mirë për të përballuar.

LEXONI: Gabimet mësohen më së miri

Puna e palodhur: Suksesi nuk vjen falas, është e nevojshme të investoni përpjekje të caktuar dhe punë të palodhur. Njerëzit e suksesshëm nuk janë dembelë. Ata ndjekin ëndrrat e tyre dhe janë të gatshëm të punojnë shumë, derisa të arrijnë qëllimin.

LEXONI: Një djalë i zakonshëm që tronditi botën me shah: Sekreti i një kampioni

Komunikimi dhe rrjetëzimi: Një rrjet i pasur i kontakteve biznesore është karakteristikë e suksesit. Lidhjet dhe komunikimi me njerëzit që janë gjithashtu të suksesshëm në punët e tyre, ndonjëherë mund të jenë vendimtare për rrugën drejt suksesit.

LEXONI: Tregoni me gjuhën e trupit se jeni të suksesshëm
Multitasking: Aftësia për të bërë gjëra të shumta në të njëjtën kohë. Shembulli më i mirë për këtë është Richard Branson. “Brand”-i e tij Virgin nuk kufizohet vetëm në një produkt, por merret me gjithçka – nga prodhimi i prezervativëve, deri në industrinë e muzikës dhe ofrimi i shërbimeve të ndryshme, si transporti etj. Përveç që është një sipërmarrës, Richard është i njohur edhe për aktivizmin e tij dhe thyerjen e rekordeve botërore, dhe ai ka qenë mysafir në filma të shumtë.

LEXONI: Çfarë mësuan punëtorët e tij nga Richard Branson

LEXONI: Multitasking – a arrini vërtet më shumë?

Strategjia: Shkathtësitë dhe aftësitë, energjia dhe njohuritë janë kombinimi më i mirë për të arritur suksesin. Është e nevojshme të keni një ndjesi biznesi, kur dhe si të luani dhe me çfarë strategjie për të arritur qëllimin.

LEXONI: Cilat janë strategjitë e kompanive me vlerë miliarda dollarëshe?

Qëndrimi pozitiv: Njerëzit e suksesshëm janë zakonisht optimistë. Ata gjithmonë presin më të mirën dhe besojnë fort se do të kenë sukses dhe do të arrijnë atë që kanë synuar të bëjnë. Në shumicën e rasteve, ata kanë sukses pikërisht për shkak të qëndrimit të tyre pozitiv ndaj jetës dhe gjithçkaje që bëjnë.

LEXONI: Si të krijoni një qëndrim pozitiv?

Rezistenca: Rezistenca është një karakteristikë vendimtare e çdo personi të suksesshëm. Ne të gjithë kemi ditët tona të këqija, por ato vijnë dhe ikin. Njerëzit e suksesshëm nuk heqin dorë nga problemet që u sjell jeta, por përpiqen të merren me to në mënyrën më të mirë të mundshme. Jeta sjell sfida të numërta dhe nëse doni të jeni të suksesshëm, duhet të bëheni luftëtar, sepse vetëm atëherë do të jeni në gjendje të realizoni ëndrrat tuaja.

Related Articles

Back to top button