Lajme

Roamingu Ballkanik i vërtetë apo manipulim???

Pas firmosjes së marrëveshjes për qarkullimin e lirë të qytetarëve dhe mallrave për shtetet e Ballkanit perëndimor, pjesë e kësaj marrëveshjeje është dhe Roaming free, që nënkupton përdorimin falas të telefonisë mobile në shtetet nënshkruese të marrëveshjes, si një model praktik i kopjuar nga shtetet e Bashkimit Evropian, që do të fillonte të praktikohej nga data 1 korrik 2021.

Me siguri ju ka rastisur shumëkujt që të shkoni në ndonjë shtet fqinj dhe të keni nevojë për përdorimin e telefonit mobil.

Rrallë herë mund të keni qenë me fat që të keni sukses në përdorimin e rrjeteve celulare, në shtetet fqinje.

Në përgjithësi ose fare nuk t’a mundësojnë konektimin në ato rrjete, apo edhe nëse arrini të konektoheni, do të keni një qarkullim minimal të sinjalit për të folur, aq më pak të internetit, që tashnë është bërë nevojë praktike për çdo përdorues të telefonisë mobile.

Më poshtë po ju paraqesim një fotografi screen, se si praktikisht telefoni mobil identifikon rrjetet e ndaluara për kyçje në Roaming në Republikën e Maqedonisë së Veriut, që të pamundësojnë kyçjen në këto rrjete.

Se si do të jetë fati i përdorimit të Roamingut Free në këto shtete, mbetet për t’u parë në të ardhmen, mirëpo ne si media kemi evidentuar që në relacion me Roamingum Free, kjo marrëveshje mund të jetë vetëm shkronja të shkruara në letër, ndërsa sa i përket zbatimit në terren, kjo gjë është shumë larg realitetit.

Related Articles

Back to top button