Hyda: Masat për tabelat e makinave i shërbejnë “nacionalistave me profesion” në Kosovë e Serbi
“Masat e reciprocitetit me Serbine , nuk kane per qellim shqiptaret e Lugines,por edhe ata do te pesojne nga keto masa ,dhe per kete veprim ata duhet te kene mirekuptim ”
Perfaqesuesi zyrtar i Republikes se Kosoves
Nese ky urdher administrativ nuk ndryshon formen e veprimit,kjo deklarate zyrtare eshte me shume forme e veprimit Makiavelian se sa politike shteterore,sepse keto masa per momentin kane dy shenjestra :qytetaret e saje serb dhe shqiptaret e Lugines se Presheves qe jetojne jashte kufirit te Kosoves,poashtu eshe shqiptaret e Lugine qe jetojne dhe punojne ne Kosove dhe makinat e tyre i kan me tabela te Bujanocit(BU) ose shqiptaret e Presheves qe kan tabelat (VR)!
Keta jane frekuentuesit me te medhenje te kufirit,se nese Qeveria e Kosoves mendon se serbet nga brendia e saje , apo ata qe jetojne rreth Kosoves do te vijne ne kufi per ti ndrruar tabelat,sinqerisht gabohen shume!
Sikur ky vendim te percillej ,me nje rekomandim te mundesise se zevendesimit te targave ne stacione te regjistrimit,me cka do te eliminoheshin pritjet shumeoreshe ne kufi,me cka ky vendim i Qeverise do te fitonte ne peshe shtetformuese.
Ata edhe me tabela te Serbise hezitojne te vizitojne Kosoven ,e lere me keshtu…
Reciprocitet kishte me qene qe qytetaret serb qe bartin ende ne makinat e tyre tabelat e vjetra te para 1999 ,ti detyroj qe ti zevendesojne me tabelat kosovare.
Por qe gjoja per interes te shtetit te viktimizoj krejte Luginen, sjell ne shprehje thenjen e Makiavelit”Qellimi arsyeton menyren”!
A mos ndoshta shqiptaret w Lugines me tabelat Prove,do ti perngjasin Çifuteve me Yllin e Davidit ne Gjermani gjate nazismit,qe ishin shpallur edhe Apatrid,ndersa poashtu nje numer i madhe i “Luginasve”qe 20 vjet nuk munden te rregullojne shtwtwsine ne Kosove,pasi trajtohemi njejte si cdo i huaj,qofte edhe i ndonje kontinent tjeter.
Cili eshte qellimi ,ne mundemi vetem te spekulojme,por duhet te dihet se Lugina si ai Trimi i plagosur ne beteje eshte duke i sheruar plaget,dhe papritur i shtohet edhe nje plage.
Ne keto dhjete vitet e fundit , cdo mase e marre nga qeverite e derisoteme te Kosoves , qe ka pasur qellimin e aplikimin e reciprocitetit me Serbine,si cak te pare ,cdohere kan pasuur shqiptaret e Lugines dhe vrulli dhe fuqia fillestare eshte zbrazur ne Lugine,dhe pas nje kohe dhe demit te bere ,jane terhequr nen trysnine e nderkombetare.
Mendoj se keto masa do ti sherbejne me se shumti”Nacionalistave me profesion”,qe do te dijne qe nga dy palet(qeverite e Kosoves dhe Serbise)ti shfrytezojne me se miri gjate fushates per zgjedhje komunale,
Ose eshte edhe teoria tjeter e terheqjes se vemendjes se nderkombtareve qe viteve te fundit perballe problemeve tjera globale,Kosoven e kan lene ne planin e dyte,dhe Kurti po perdore tekniken e “femiut qe qane”,per te terheqeur vemendjen e nenes !