Lajme

Aeroplanët ushtarak të Serbisë që dikur kaluan mbi Preshevë, sot bëjnë patrollime mbi Jarinjë

Për të shtatën ditë me radhë, serbët që jetojnë në veri të Republikës Kosovës me protesta po përpiqen të detyrojnë autoritetet e Kosovës që të shfuqizojnë vendimin për reciprocitetin për targat serbe dhe tërheqjen e forcave speciale të policisë së Kosovës nga vend kalimet kufitare në Jarinje dhe Bërnjak.

Të mbledhur rreth dhomave të improvizuara, në tenda dhe jashtë, ata thonë se janë të vendosur t’i rezistojnë imponimit të një vendimi të njëanshëm me mjete paqësore dhe demokratike.

Ndërkohë që ata po protestojnë edhe sot mbi qiell u panë avion luftarak MIG-29 i Ushtrise Serbe te cilet dikur benin ushtrime ne Presheve, e patrollimi i ketyre avioneve luftarak nxiti entuziazmin e te pranishmeve te cilet keto i percollen me duartrokitje.

Gjysmë ore para se te kryen patrullime nga avionet luftarak Serb, një helikopter i KFOR -it fluturoi mbi zonën ku u vendosën forcat speciale të Kosovës dhe mbi vendin ku qytetaret jane mblodhur në protestë.

Related Articles

Back to top button