Lajme
KFORI patrollon i armatosur me automatik të gjatë “A po shtohet rreziku në Jarinjë?
Ende është situatë e tensionuar në veri të Kosovës. As forcat speciale të Kosovës e as serbët nuk tërhiqen.
KFOR thotë se ata “po monitorojnë nga afër situatën në të gjithë Kosovën dhe se kanë rritur numrin dhe kohëzgjatjen e patrullimeve rutinore në të gjithë Kosovën, përfshirë edhe veriun”. BE konfirmoi takimin e negociatorëve kryesorë nga Beogradi dhe Prishtina, Petar Petkoviq dhe Besnik Bislimi, të mërkurën në Bruksel.
Dy vend kalime kufitare në Kosovë, Jarinje dhe Bërnjak, janë bllokuar për nëntë ditë për shkak se serbët që jetojnë në Kosovë nuk po e pranojnë vendimin e qeverise se Kosoves për të ndaluar targat nga Serbia.