Jetë e pasur kulturore sportive në Preshevë?!
Komuna e Preshevës ka shpallur vendimin e përfituesve të OJQ-ve.
Sipas ketij vendimi buxheti prej 3 milion dinareve eshte ndare per 22 ojq dhe shuma fillon nga 40 mije deri ne 280 mije dinare.
Nga buxheti i komunes perkatesisht nga 3 milion dinare pritet nje jete e pasur kulturore sportive ne kete fundvit ne Presheve nese realizohen te gjitha keto projekte.
Me posht i keni te renditura te gjitha ojq qe kane perfituar nga konkursi i shpallur me heret nga komuna e Presheves.
1. Projekti “Zhvillimi i futbollit në komunën e Preshevës” i shoqatës – klubi futbollistik KF ”Lugina” nga Presheva, me vlerë prej 280,000.00 din.
2. Projekti “Jeto Shëndetshëm- Forca është në ty” i organizatës INEP nga Zhunica – Preshevë, me vlerë prej 230,000.00 din.
3. Projekti “ Kultura na Bashkon ” i shoqatës së shkrimtarëve “Feniks” nga Presheva, me vlerë prej 100,000.00 din.
4. Projekti “Pjesmarrja e klubit në ligën ndër Rajonale të Leskocit” të shoqatës klubi volejbollit “FLAKA” nga Presheva, me vlerë prej 180,000.00 din.
5. Projekti “Udhëheqja sfiduese tradicionale – fuqizimi i grave” – Kërko të Drejtën Tënde” Preshevë, 80.000,00din
6. Projekti “Informimi i nxënësve rreth masave mbrojtëse kundër Pandemis Covid 19”), – “Mjekësia në shkollë” Preshevë, 260,000,00din.
7. Projekti: “Konferencë shkencore, Zejtari dhe tregëtia në Luginë të Preshevës, shoqata për trashëgimi dhe krijimtari kulturore , Preshevë, 80,000,00 din.
8. Projekti “Dhoma Senzorike për integrimin senzoromotorik te fëmijët autik” – Qendra për edukim, rehabilitim dhe avancim “ERA” Preshevë, 80,000,00din.
9. Projekti “Zhvillimi i futbollit për gjininë femërore në Preshevë”-
OJQ, K.F.F.Presheva, Preshevë, 80,000,00din.
10. Projekti “Rrethi rinor” – OJQ “Dituria”, Preshevë, 80,000,00din.
11. Projekti “Fabrika” OJQ Livrit, Preshevë, 200,000din.
12. Projekti “Sh.S.F.V.FC Lindorët” OJQ Lindorët, Preshevë, 110,000din.
13. Projekti “Përparimi i bletarisë” – shoqata e bletarisë “Bleta”,
Preshevë 100,000 din.
14. Projekti “Trajnimi dhe edukimi i infermierëve të rinj të Luginës”- shoqata e infermierve , Preshevë, 50,000din.
15. Projekti “Zhvillimi dhe kultivimi i vlerave muzikore kombëtare shqiptare në Luginë”- SH.K.A Presheva, 80,000din.
16. Projekti “Avancimi i kategorisë së shurdhëmemecëve”- shoqata e shurdhëmemecëve GALEB Preshevë; 80,000din.
17. Projekti “Ngritja e kapaciteteve të të rinjëve në ndërmarrësi”– Vizioni për zhvillim dhe kooperim, Preshevë; 80.000,00din.
18. Projekti “Vlera e Body-Building-ut dhe Fitness-it për ruajtjen e trupit dhe mendjes së shëndoshë ” – Organizata
sportive “Keka” Preshevë; 250.000,00din
19. Projekti “Për një të ardhme më të mirë ”- OJQ “Be Fit Pres” Preshevë, 230.000,00din
20. Projekti “Barazia gjinore përmes ekranit ” – OJQ “Shtigjet Rinore” Preshevë, 230.000,00din
21. Projekti “Organizimi i kontrollimit të pacientëve nëpër fshatra në Malësinë e Preshevës ” – OJQ, “Mejekët e Luginës” Preshevë; 100.000,00din
22. Projekti “Ylli Polar” – Forumi Rinor Rahovica” Preshevë – përkrahet me shumën prej 40,000.00 din.