Ushtarët serb patrollojnë në këmbë në fshatin Konçul
Gjate dites se sotme jane pare forca te ushtrise serbe ne fshatin Konçul të Komunës së Bujanocit, përjell Presheva.AL
Banorët e fshatit këtë veprim e kanë quajtur si provokim sepse nuk është i nevojshëm patrullimi i ushtrisë serbe në magjistralen Bujanoc-Gjilan.
Për këtë veprim të ushtrisë serbe ne fshatin e tij ka reaguar Shqiprim Musliu i cili ka bërë thirrje që të largohen nga fshati.
“Serbisë nuk është duke i mjaftuar pasivizimi i adresave të qytetarëve shqiptarë të Luginës. Si duket ajo është e interesuar të ndjekë edhe mëtej metodat mesjetare të dhunës dhe shfarosjes.
Shfaqja e uniformave të armatosur deri në dhëmbë në një territor të qetë, i cili është duke u përballur edhe me kushte të rënda ekonomike (sepse Serbia nuk investon dhe pengon çdo investim në Luginë), nuk mund të njihet ndryshe pos terrorizëm, sepse qëllimi kryesor është futja e frikës dhe pastaj largimi i të rinjve nga ky rajon.
I bëj thirrje institucioneve përkatëse të Serbisë që të tërheqin forcat militare nga rrugët, sepse do të jenë të gabuara nëse mendojnë se, përmes këtyre veprimeve, do ta frikësojnë popullatën shqiptare të Luginës.
Gjithashtu kërkoj edhe nga qeveria e Shqipërisë dhe e Kosovës si dhe nga bashkësia ndërkombëtare që urgjentisht ta shqyrtojnë këtë veprim provokativ të Serbisë dhe këtë situatë ta shtrojnë për diskutim edhe në OKB.” ka shkruar Musliu ne facebook.
Përndryshe fshati Konçul në çdo shtyllë elektrike ka të vendosur flamurin kuq e zi.