Lajme
Nuk është e vërtetë që vaksina vret
Sekretari Shtetëror i Ministrisë së Shëndetësisë, Profesor Dr. Predrag Sazdanoviq, foli për rëndësinë e vaksinimit.
Dr. Predrag Sazdanoviq foli për rëndësinë e vaksinimit dhe se të gjithë mjekët që nuk rekomandojnë vaksinimin duhet të mbajnë përgjegjësi, duke iu referuar me këtë rast numrit në rritje të grave shtatzëna dhe nënave që kanë vdekur nga koronavirusi në javët e fundit dhe nuk janë vaksinuar.
Eshtë e vërtetë se virusi ekziston. Eshtë e vërtetë se virusi është vdekjeprurës dhe vret, veçanërisht varianti delta. Dhe është e vërtetë që vaksina mbron nga rastet më të rënda. Nuk është e vërtetë që vaksina vret.