EMA vlerëson përdorimin e Pfizer për moshat pesë deri në 11 vjeç
Rregullatori evropian tha se po vlerësonte përdorimin e vaksinës Fajzer / Bajnotek kundër kovid 19 tek fëmijët pesëvjeçarë.
Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) ka njoftuar se do të analizojë të dhënat, përfshirë rezultatet nga një studim në vazhdim, për një vaksinë të shpërndarë me emrin “komirnaty”. Eshtë miratuar tashmë për fëmijët mbi 12 vjeç në SHBA dhe BE.
Vaksina me dy doza, e cila bazohet në teknologjinë e re mRNA, prodhon një përgjigje të fortë imune tek fëmijët e moshës 5 deri në 11 vjeç, tregoi një provë klinike e 2,268 pjesëmarrësve, njoftuan kompanitë muajin e kaluar.
Përveç vaksinimit të fëmijëve, rregullatori dhe prodhuesit e vaksinave po marrin parasysh doza shtesë për grupet e cenueshme dhe theksojnë nevojën për të forcuar prodhimin dhe zgjeruar aksesin në vaksinë për sa më shumë njerëz të jetë e mundur.
EMA gjithashtu njoftoi se ka miratuar dy vende të reja prodhimi në qytetet italiane Monza dhe Anagnia.
Të dy vendet do të prodhojnë deri në 85 milionë doza shtesë për BE në 2021, tha rregullatori. Pfizer / Bajnotek janë furnizuesit më të mëdhenj të Bashkimit Evropian të vaksinës kundër COVID -19.