Lajme

Edhe më tej me “stikersa” nuk ka shpresa të arrihet zgjidhja për targat mes Kosovës dhe Serbisë

Në Bruksel është mbajtur takimi i parë për targat mes ekspertëve nga Kosova dhe Serbia. Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, ka thënë se pret që në periudhën prej 6 muajve të ketë një propozim konkret për zgjidhjen e këtij problemi.

Ndërkaq nga burimet e BE-së s’kanë dhënë hollësi, veçse kanë përsëritur se fjala është për takime ekspertësh e se takimet do të zgjasin dhe s’mund të pritet rezultat konkret së shpejti.

Kanë thënë se janë takime të ndara nga ato që do të zhvillohen në kuadër të dialogut si në atë kryenegociatorësh apo nivel të lartë.

Takimet e grupeve punuese parashihen në pikën e tretë të marrëveshjes për targat, të cilën dy shtetet e arritën në Bruksel më 30 shtator. Dy pikat e para të realizuara janë zhbllokimi i pikave kufitare në Jarinjë e Bërnjak dhe tërheqja e policisë nga atje, si dhe mbulimi me letra ngjitëse i simboleve shtetërore në targa.

Related Articles

Back to top button