Presheva vetëm me dy të infektuar
Situata epidemiologjike në Serbinë jugore karakterizohet me një përqindje të lartë të të infektuarve rishtazi me virusin korona në raport me numrin e mostrave të testuara, me 32,2 për qind më të lartë se e njëjta në nivelin e Serbisë me dy për qind dhe tre për qind më të lartë se sa raporti i mëparshëm.
Nga 493 mostra të testuara nga rrethi i Pçinjës, 159 janë pozitive me COVID 19, 86 janë të sapoinfektuar në Vranjë, 33 në Vladiçin Han, 19 në Surdulicë, tetë në Bujanoc, shtatë në Bosilegrad, katër në Trgovisht dhe dy raste të reja të infektimit në Preshevës.
Në klinikën e COVID-19 në Vranjë janë kryer 309 ekzaminime, 103 kanë qenë të parat dhe nga 98 analiza antigjenike, 68 kanë rezultuar pozitive për korona.
Në spitalet me Kovid të Vranjës, numri i pacientëve u reduktua në 108, 50 ishin me oksigjen, gjashtë u shtruan dhe 10 pacientë u larguan.