Shqiprim Arifi falënderon Albin Kurtin për ndihmën ndaj Luginës
Ka vite që kam kërkuar me këmbëngulje që Lugina e Preshevës të jetë pjesë e planifikimit buxhetor të 🇽🇰, dhe jo vetem kaq. Kam insistuar që Qeveria e 🇽🇰, mos ta trajtojë si lëmoshë ndarjen e buxhetit, përkundrazi të instalojë sa më parë FONDIN KOMBËTAR të SOLIDARITETIT, njashtu si shembulli i Gjermanisë pas Ribashkimit.
E gjithë kjo, edhe si kundërmasë ndaj 🇷🇸 , e cila investon miliona në Kosovë.
Më parë, kam kërkuar nga tre Kryeministra të 🇽🇰, që të vendoset kjo masë e domosdoshme politike dhe zhvillimore, të gjithë e kanë pasur mundësinë ta bënin, mirëpo kërkesa jonë po jetësohet sot me Qeverinë Kurti 2; po ndodhë më në fund.
Kosova tanimë është krejt ndryshe me këtë qeveri.
Faleminderit Albin! 🇽🇰🙏🏻 Bashkë jemi më të fortë!
PS: Pres edhe nga Qeveria e Shqipërisë 🇦🇱 4 milion euro shtesë.