Lajme

Sot mbledhja e shtabit të krizave: Do të vendoset për pushimin e nxënësve

Sot do të mbahet seanca e Shtabit të Krizave për luftën kundër koronavirusit.

Seanca është caktuar për në orën 15:30.

Kujtojmë se disa anëtarë të këtij shtabi, të ngarkuar me luftën kundër koronavirusit, thanë se seanca do të mbahet më së voni deri në fund të kësaj jave. Vendimi kyç që duhet të merret ka të bëjë me shkollën dhe zgjatjen e pushimeve.

Para shtabit do të propozohet që mini pushimet vjeshtore, që sipas kalendarit shkollor zgjasin dy ditë pune dhe dy fundjavë, të shtrihet në të gjithë javën e punës, që do të nënkuptonte që nxënësit të jenë me pushime gjithsejt nëntë ditë.

Të martën mediat raportuan se tashmë është marrë vendimi, pra që nxënësit të shkojnë me pushime që të premten dhe të kthehen në shkollë më 15 nëntor.

Mirëpo, Ministria e Arsimit e ka mohuar këtë duke thënë se vendimi përfundimtar nuk është marrë dhe se Shtabi i Krizave e sjell këtë vendim.

Drejtuesit e pjesës mjekësore të Shtabit të Krizave kërkuan zgjatjen e pushimit, pra “kthimin” e fëmijëve në shtëpi për të paktën dhjetë ditë, për të ngadalësuar zinxhirin e infektimit tek fëmijët.

Epidemiologu Branislav Tiodoroviq tha më herët se numri i të infektuarve është ndoshta shumë më i lartë se sa raportohet, gjë që Ministria e Arsimit e mohoi, duke thënë se gjithsej rreth 5000 fëmijë janë infektuar në të gjithë Serbinë.

Related Articles

Back to top button