Vendoset: Çertifikata e vaksinës nga ora 20, të gjithë restorantet dhe kafiterit mund të punojnë 24 orë
Vlefshmëria e lejeve për kovid është zgjatur.
Siç theksoi Dr. Darija Kisiq Tepavçeviq, futja e certifikatave te vaksinave ndikoi ndjeshëm në rritjen e vaksinimit, ndaj u vendos që të zgjerohet vlefshmëria e certifikatave për objektet e hotelerisë nga ora 20:00.
Gjithashtu, të gjitha objektet e hotelerisë do të mund të punojnë 24 orë në ditë.
“Këtë e kemi futur sepse në periudhën paraprake dhe në disa vende të tjera është vërejtur se nëse kufizohet në 1-2 orë organizohen tubime dhe ahengje të ndryshme në shtëpi dhe në këtë mënyrë mund të punohen 24 orë këto objekte nëse të gjithë mysafirët pasi kanë leje në orën 20:00. Ne e kemi shtrirë këtë masë në kazino, bastore, slot klube etj.”, tha Kisiq Tepvaçeviq.
Ajo theksoi edhe një herë se qindra ekipe inspektuese janë në terren dhe se të gjitha objektet do të mund të kontrollohen.
“Kjo masë dhe zgjatja e vlefshmërisë së certifikatave do të hyjë në fuqi të hënën”, theksoi Dr Kisiq Tepvaçeviq.
Në seancën e Shtabit të Krizave është vendosur që të vazhdohet pushimi për shkollat fillore dhe të mesme.