Lajme

OBSH paralajmëron shtetet: “Mos e shtyni”

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar vendet me një numër në rritje të personave të infektuar me koronavirus që të mos vonohen me shtrëngimin e masave mbrojtëse.

Sa më shpejt të futen masat, aq më pak do të nevojiten potencialisht”, tha Marija van Kerkova, epidemiologe e OBSH-së për Kovid 19.

Ajo theksoi faktin se varianti delta i virusit që tani po qarkullon është shumë më ngjitës se variantet e mëparshme. Disa vende janë në një situatë të vështirë dhe duhet të vendosin masa “shumë të rrepta”, tha drejtori i OBSH-së për situatat emergjente shëndetësore.

OBSH nuk ka veçuar asnjë vend dhe as nuk ka komentuar lëvizjet e qeverisë së një vendi të caktuar.

Këto masa përfshijnë përdorimin e gjerë të maskave, distancën fizike, sigurimin që hapësirat e brendshme të ajrosen mirë, shmangien e grumbullimeve në hapësira të vogla dhe punën nga shtëpia kur është e mundur.

Related Articles

Back to top button