Lajme

Shërbim i ri në Preshevë, kujdes shtëpiak për të moshuarit

Kujdesi Shtëpiak – Preshevë
Organizata “Kujdesi Shtëpiak” është themel i dashurisë që ne kemi për ajkën e shoqërisë, për prindërit tanë, për gjyshin dhe gjyshen.
Po ju njoftojmë me shërbimet më të reja në Luginë, lehtësimin që ne ofrojmë për të gjithë ju që brengë të përditshme keni kujdesin ndaj prindërve , mirëqenien e tyre psiqike, fizike dhe emocionale.
Ne jemi shtëpi e madhe , me një numër të konsiderueshëm të anëtarëve , dhe të gjithë ne jemi në shërbim të babait dhe nënës tënde.
Mjeku, psikologu, infermeri/eja, punëtorët teknik, dhe cdo profesionist që kërkohet për të evituar një problem, ne e kemi në dorë dhe për pak kohë e dërgojmë aty ku vërejmë ngecje e kërkesë reale momentale.
Për ne kjo rrugë është përplot synime, dhe qëllimi kyq në këtë hartë që ne kemi hartuar është të dërgojmë dashurinë që fëmijët kanë për prindërit në derë të shtëpisë me mirësjelljen më të lartë të mundshme.

Ne ofrojmë:
“Check up” rutinë të shëndetit në cdo takim si: vlerësim glikemie/sheqeri në gjak, tensioni/pulsi , temperature etj.

Konsultim on-line në rast nevoje me mjekun dhe trajtim i aty-për-atyshëm i rasteve më të lehta.

Shoqërim nga stafi ynë për qasje më të lehtë në shërbimet publike, bankë, postë, qendër mjekësore etj.

Bashkëbisedim psikologjik me prindërit për kultivimin e mirëbesimit, ngritje të disponimit bazik .

Mirëmbajtje e vazhdueshme e dhomës të qëndrimit ditor, kuzhinës , dhe truezarisë, me një fjalë cdo gjë që i gëzon prindërit.

Përcjellje dhe përkujtim i terapisë ditore, javore dhe mujore të përcaktuar nga mjeku, duke verifikuar përdorimin e tyre dhe duke ua kujtuar kohën dhe mënyrën e aplikimit të barërave.

Ne jemi gati, përcjell lajmin drejt dikujt që i duhet ndihmë.
Shpërndaje fjalën tonë, bëhu pjesë e familjes së madhe.

” I gjithë kujdesi,që e meritoni ”.❤️

Për më shumë info.
+381 621169847
+381 628609099

Related Articles

Back to top button