Pushimet shkollore nuk do të shtyhen, por gjithçka do të mbetet ashtu siç është planifikuar në kalendarin shkollor

Pushimet shkollore nuk do të shtyhen, por gjithçka do të mbetet ashtu siç është planifikuar në kalendarin shkollor, tha Darija Kisiq Tepavçeviq në konferencën për media pas mbledhjes së Shtabit të Krizave. Kjo do të thotë se pushimi dimëror do të nisë më 31 dhjetor dhe do të zgjasë deri më 24 janar.
Kur bëhet fjalë për pushimet e shkollës, ashtu siç vendosëm për një mini pushime, parametri i parë ishte shpeshtësia e sëmundjes. Në mjedisin shkollor, probabiliteti i infektimit nuk është aq më i lartë se në vendet e tjera. Në këtë pikë, vlerësohet se ambienti i shkollës nuk është më i rrezikshëm. Për shkak të gjendjes stabile, vendimi është i tillë – thotë Darija Kisiq Tepavçeviq.