Lajme

Votohet buxheti i komunës së Preshevës për vitin 2022

Ne seancen e fundit e cila u mbajt sot me 6 dhjetor kuvendi komunal i Presheves ka paraqitur dhe ka aprovuar buxhetin per vitin 2022.

Ne kete seance ishin parapare 8 pika te rendit te dites dhe ne kete seance kane marre pjese edhe antaret e keshillit komunal, kryeshefi i administrates komunale dhe drejtor te instucioneve ku financues eshte komuna e Presheves.

Këshilltarët nga ana e opozitës nga radha e APN-së gjatë kësaj seance kanë parashtruar gjithsej 7 amandamente nga te cilat pushteti aktual nuk i ka aprovuar as edhe nje amandament. Gjatë çdo diskutimi të këshilltarëve opozitar ka pas kërkesa ose të futen amandamentet e parashtaruara ose të hiqen pikat e parapara në buxhetin e vitit 2022. Nëse nuk aprovohen këto amandamente atëher nuk do ta keni votën tonë ka thene Amir Latifi kryetari i grupit të këshilltarëve të APN-së.

Kryetarja e komunes Ardita Sinani ka thënë se projektbuxheti iu ka nënshtruar disa dëgjimeve publike me qytetarë.

Ndërkaq APN ka leshuar seancen kur eshte votuar buxheti dhe keshtu pushteti aktual me 22 vota pro ka arritur ta kaloje buxhetin per viti 2022.

Related Articles

Back to top button