Lajme

Pfizer pagoi ekspertë për të sulmuar vaksinat konkurrente

Gjigandi farmaceutik Pfizer akuzohet se ka paguar ekspertë për të diskredituar vaksinën kundër koronavirusit të kompanisë rivale AstraZeneca.

Pfizer dyshohet se financoi një prezantim në të cilin folësit pretenduan se vaksina e AstraZeneca mund të shkaktojë kancer, si dhe se nuk ishte e sigurt për pacientët e rrezikuar imunologjikisht. Deklarata dyshohet se është bërë në një seminar edukativ në Kanada vitin e kaluar, por nuk dihet se sa prezantime të tilla ka pasur dhe nëse ka qenë një ngjarje e izoluar.

Pfizer i mohoi këto akuza, duke theksuar se prezantimi i ishte “atribuar në mënyrë të rreme” Pfizer-it, pra se ishte organizuar nga një palë e tretë.

Një tjetër fakt interesant nga hetimi është se kostot e prodhimit për dozat e vaksinës së Pfizer dyshohet se kushtojnë vetëm 76 pens për injeksion.

Meqenëse Pfizer ngarkon 25 euro për dozë, kjo përfaqëson një diferencë prej 3000 për qind në raport me çmimin e prodhimit.

Pfizer tha se vlerësimet ishin “jashtëzakonisht të pasakta” dhe se kërkimet klinike, prodhimi masiv, si dhe shpërndarja globale nuk u morën parasysh.

Profesori Sir Andrew Pollard, drejtor i grupit të Oksfordit që zhvilloi vaksinën AstraZeneca, hodhi poshtë pretendimet dhe paralajmëroi për rreziqet e përhapjes së dezinformatave rreth vaksinës.

Ekziston një rrezik i madh i keqinformimit, sepse çdo gjë që i bën njerëzit të hezitojnë për vaksinat mund të rrezikojnë jetën e tyre, tha ai.

Ajo mund të minojë dhe të ndikojë në vendimet e njerëzve për shëndetin e tyre, por gjithashtu mund të krijojë pasiguri për politikëbërësit.

Related Articles

Back to top button