Lajme

Treni godet veturën në Preshevë, lëndohet lehtë shoferi 21 vjeçarë

Pjesëtarët e MPB-së në Preshevë, me urdhër të zëvendësprokurorit të Prokurorisë Themelore Publike në Vranjë, do të ngrenë kallëzim penal kundër një 21-vjeçari nga Presheva, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale duke rrezikuar trafikun publik.

Ai dyshohet se teksa drejtonte një “Toyota” me 1.30 promilë alkool në trup, ka kaluar hekurudhën edhe pse rampa ishte e ulur dhe gjatë kalimit atë e ka goditur një tren mallrash, kështu duke u përplasur me veturën e tij.

Në këtë aksident trafiku, shoferi dhe bashkëvozitësi i tij njëzet e një vjeçar kanë pësuar lëndime të lehta.

Për shkak të drejtimit të mjetit nën efektin e alkoolit, drejtuesi i mjetit është ndaluar.

Related Articles

Back to top button