Komuna e Preshevës thirrje publike për ndihmë të njëhershme sociale prindërve të vetëmbajtur dhe kujdestarëve të fëmijëve të mitur
Në bazë të Vendimit të Shërbimit të Trupit Koordinues të Qeverisë së RS për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Nr.100-712-03-00071/2021-01, datë 08.12.2021, Komisioni për Ndarjen e Mjeteve Financiare – ndihmës së njëhershme sociale prindërve të vetëmbajtur dhe kujdestarëve të fëmijëve të mitur në
territorin e komunës së Preshevës, shpall: THIRJE PUBLIKE
PËR NDARJEN E MJETEVE FINANCIARE – NDIHMA TË NJËHERSHME SOCIALE
PRINDËRVE TË VETËMBAJTUR DHE KUJDESTARËVE TË FËMIJËVE TË MITUR NGA TERRITORI I KOMUNËS SË PRESHEVËS.
Të drejtë pjesëmarrje në këtë thirrje publike kanë të gjithë prindërit e vetëmbajtur dhe kujdestarët e fëmijëve të mitur me vendbanim në territorin e komunës së Preshevës.
Kandidatët që konkurojnë së bashku me kërkesën duhet që të dorëzojnë:
1.letërnjoftimin e lexuar në formë elektronike
2.Çertifikatat e lindjes për të gjithë fëmijët e mitur; (fotokopje)
3.Çertifikatën e vdekjes apo vendimin e shkurorzimit (divorcit), (fotokopje)
4.Vendimi mbi vendosjen e kujdestarisë të fëmijës nga Qendrës për Punë Sociale të Republikës së
Serbisë. (fotokopje)
5. xhirollogaria rrjedhëse e prindërit apo kujdestarit
Shuma e cila do të ndahet për secilin parashtrues të kërkesës do të varet nga numri i fëmijëve brenda
bashkësisë familjare, i cili numër do të vendos kategorinë e parashtruesit të kërkesës gjegjësisht kategorinë e parë (me një fëmijë), dytë (dy fëmijë) dhe të tretë (tre dhe më shumë fëmijë).
Kërkesa për realizimin e të drejtave nga Thirja Publike për ndarjen e ndihmës me dokumentacion dorëzohet nga 08.12.2021 deri më 13.12.2021 deri në ora 15:00.
Aplikimet e dorëzuara jasht afatit të paraparë dhe jo të plota nuk meren në shqyrtim.
Kërkesa për thirje nga paragrafi 1. dorëzohet drejtpërdrejt në komunën e Preshevës, rr. M. Tita br. 36, Drejtorati për Veprimtari Shoqërore, prej orës 1000 deri ora 15:00, me dokumentacionin e kompletuar.
Thirja publike shpallet në tabelën e shpalljeve të komunës së Preshevës, si dhe në portalin e komunës
www.presevo.rs
Komisioni do t`i shqyrtojë të gjithat kërkesat e arritura në kohë, do t`i vlerësoj të gjitha kërkesat të cilat përmbushin kushtet e konkursit dhe do të përpiloj ranglistën preliminare të nxënësve cilët do të fitojnë ndihmën e njëhershme në përputhje me kriteret. Në bazë të rang listës së përcaktuar, Komisioni do të sjellë
Vendim mbi Zgjedhjen të cilin e nënshkruan kryetari i Komisionit.
Rang listat përfundimtare pas vendosjes në bazë të ankesave, do të vendosen në tabelën e shpalljes të
administratës komunale dhe në ueb faqen e komunës së Preshevës (www.presevo.rs).