Certifikata e vaksinimit nuk kërkohet për hyrje në Shqipëri, Hungari, Slloveni dhe Turqi
Certifikata e vaksinimit nuk kërkohet për hyrje në Shqipëri, Hungari, Slloveni dhe Turqi, por për shkak të situatës së pafavorshme epidemike ka masa të tjera kufizimi për hyrjen në objektet hotelierike dhe institucionet kulturore.
Udhëtarët mund të hyjnë në Shqipëri me një PCR negative ose një test të shpejtë antigjen ose konfirmim qe kane kaluar kovidin në gjashtë muajt e fundit, por ne Shqiperi ka një ore policore nga ora 23:00 deri në 6 të mëngjesit.
Sllovenia ka të njëjtat kushte për të hyrë në vend si Shqipëria dhe kërkohet një PCR negativ ose test antigjeni ose konfirmim qe keni kaluar kovidin për të hyrë në të gjitha hapësirat e mbyllura.
Është e mundur të hysh në Hungari pa asnjë kufizim, por një certifikatë vaksinimi kërkohet për të hyrë në objektet e mbyllura të hotelierisë, qendrat sportive dhe rekreative, muzetë dhe të ngjashme.
Për të hyrë në Turqi, udhëtarët duhet të kenë një test negativ PCR ose antigjen dhe në hyrje të vendit, të gjithë i nënshtrohen një testi mjekësor për simptomat e koronavirusit, si dhe një testi të rastësishëm PCR.
Para mbërritjes, është e nevojshme që pasagjerët të regjistrohen përmes një lidhjeje në faqen e internetit të qeverisë turke, pas së cilës pasagjeri merr të ashtuquajturin HES ku mund të hyjë në qendrat tregtare, restorantet dhe të ngjashme.