Lajme
Donika Gërvalla gjatë qëndrimit në Preshevë, vizitoi përfaqësuesit e APN-së
Zëvendës Kryeministrja, Ministrja për Punë të Jashtme dhe Diasporë e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla me bashkëpunëtorë gjatë qëndrimit në Preshevë vizitoi zyret e APN- së.
Nënkryetari i partis, Almin Shaqiri me këshilltaret dhe anëtare të kryesis së partis realizuan takim me përfaqësuesit qeveritar të Kosovës.
Ata patën rastin ta njoftojnë zonjën Gërvalla me problemet me të cilat përballen shqiptarët çdo ditë në këtë vend.
Gërvalla shprehu kënaqësi që ishte pjesë e këtijë takimi të përbashkët duke premtuar se Qeveria kosovare do të jetë e përkushtuar në realizimin e kërkesave të shqiptarëve në Luginë.