Lajme
Ndalohet vozitja me jakne të dimrit, denimi deri në 200 euro
Nëse vozitni me pallto apo jaknen dimërore në Spanjë, do të dënoheni me gjoba të larta – deri në 200 euro.
Ideja e këtij rregulli është që një jakne dimërore të zvogeloje drejtimin e automjetit, dmth të kufizojë lëvizjet në timonit. Në Spanjë e njëjta gjë vlen nëse mbani shall apo doreza, shkruan revista HAK.
Testet nga Klubi i Autove Gjermane (ADAC) kanë treguar se mund të keni një lloj tjetër problemi me një jakne dimërore. Gjegjësisht, do të parandalojë shtrëngimin e duhur të rripit të sigurimit, mund të rrëshqasë mbi bark dhe të dëmtojë zorrët, mëlçinë ose shpretkën.