Në Maqedoninë e Veriut 98% e të shtruarve në spitale janë të pavaksinuar
Autoritetet e Shëndetësisë në Maqedoni njoftojnë se mbi 98% e personave të shtruar nëpër spitale me Covid-19 janë të pavaksinuar njëkohësisht edhe numri i pacientëve të vdekur kanë rezultuar se janë të pavaksinuar. Sipas statistikave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë për javët e fundit, 67% e të prekurve nga Covid-19 nuk janë vaksinuar.
Përqindja e personave të shtruar në spital që nuk janë vaksinuar është 98 për qind, ndërsa vetëm dy për qind e të gjithë pacientëve të shtruar aktualisht janë të vaksinuar plotësisht.
Sipas analizës së Ministrisë së Shëndetësisë, të vaksinuar janë personat që kanë marrë dy doza vaksinash dhe kanë kaluar të paktën 14 ditë pas marrjes së dozës së dytë. Në periudhën 6 Gushtit dhe 16 Dhjetorit 2021, në vend kanë vdekur 2272 persona me Covid-19, nga të cilët 1790 pacientë nuk janë vaksinuar dhe vetëm 21% e kanë marrë vaksinën.