Lajme

OBSH: Omicron po vjen si një stuhi, AstraZeneca drejt një vaksine të re

Një stuhi e re po vjen në Evropë me variantin Omicron të Covid-19, i cili brenda pak javësh do të dominojë më shumë vende në rajon, duke i shtyrë drejt pikiatës sistemet shëndetësore tashmë nën presion, deklaroi drejtori i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge, duke i ftuar të gjithë të marrin dozën e tretë të vaksinës.

”Bëni vaksinën përforcuese, bëjeni, bëjeni!”, këmbënguli ai duke theksuar se ”vaksina përforcuese është mbrojtja më e rëndësishme ndaj Omicron”.

Ftesa ndryshon nga linja zyrtare e OBSH-së, drejtuesit e së cilës i kanë paralajmëruar vazhdimisht qeveritë se doza e tretë e vaksinës është një luks dhe do të ishte më mirë që vaksinat shtesë të shiten në vendet në vështirësi.

Ndërkohë, AstraZeneca ka njoftuar se po punon me Universitetin e Oksfordit për të prodhuar një vaksinë specifike për variantin Omicron.

”Së bashku me Universitetin e Oksfordit, kemi nisur fazat paraprake për prodhimin e një vaksine për variantin Omicron, në rast se është e nevojshme dhe do të ndjekim të dhënat që dalin”, thuhet në një njoftim./ /os/

Related Articles

Back to top button