Ja kur nis aplikimi për 100 euro për të rinjtë
Aplikimi për 100 euro për të rinjtë e moshës 16 deri në 29 vjeç do të nisë më 15 janar dhe do të zgjasë deri më 30 janar.
Ligji që përcakton gjithçka do të prezantohet në seancën e Kuvendit Kombëtar javën e ardhshme.
Në konferencën vjetore, Aleksandar Vuçiq shpalli ndihmë financiare për të gjithë nga mosha 16 deri në 29 vjeç.
Aplikimet për njëqind eurot e reja do të kalojnë përmes Administratës së Thesarit, njësoj si qytetarët që aplikonin për llojet e mëparshme të ndihmës shtetërore.
Për të marrë 100 euro do t’ju duhet vetëm një kartë identiteti dhe një numër llogarie ose, nëse personi nuk ka llogari, duhet të zgjidhni bankën ku Ministria e Financave do të hapë një llogari për pagesën e ndihmës.
“Pas kompletimit të aplikimit, të rinjve do t’u paguhen 100 euro. Me këtë masë të ndihmës për të rinjtë, prej të cilave janë pak më shumë se një milion, dhe me ndihmën e paralajmëruar më parë për pensionistët prej 20 mijë dinarë, vijmë në konkluzioni se të tria paketat mbështesin ekonominë dhe qytetarët e Serbisë për të zbutur pasojat e pandemisë, në një vlerë totale prej rreth 8.7 miliardë euro, ose rreth 18 për qind e PBB-së”, tha së fundmi ministri i Financave Sinisha Mali.