Lajme
Vendimi i parë për pushimet u mor
Nxënësit e shkollave fillore në Vojvodinë të hënën do të kthehen në shkolla, merr vesh jozyrtarisht Presheva.AL.
Ekipi i shkollës, vendimi zyrtar i të cilit do të bëhet i ditur nesër, do të rekomandojë që të mos zgjatet pushimi, si dhe të mos mbahet mësimi për nxënësit e shkollave fillore online.
Sa kemi kuptuar jozyrtarisht, sa i përket nxënësve të shkollave të mesme në territorin e Vojvodinës, mësimi do të mbahet sipas modelit të kombinuar, ditë pas dite dhe nxënësit do të ndahen në dy grupe.
Ndihmësministri i Arsimit tha dje se vendimi do të merret javën e ardhshme të enjten, por gjithashtu theksoi se Ministria do të përpiqet që pushimi të mos zgjatet.