Pandemia në Preshevë, vetëm 3 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit, ndërsa në Bujanoc 46 raste
Sipas të dhënave të fundit në rrethin e Pçinjës janë regjistruar gjithsej 425 raste të infektuara.
Vranja ka 248 pacientë të infektuar, Bujanoci me 46, 41 në Vlladiçin Han, 40 në Surdulicë, 32 në Trgovisht, 15 në Bosilegrad, ndërsa tre raste të infektimit janë regjistruar në Preshevë, përcjell Presheva.AL
Në ambulancën e fëmijëve me Kovid janë kontrolluar 53 fëmijë. Janë testuar 41 fëmijë, nëntë fëmijë të moshës parashkollore dhe 16 shkollore kanë rezultuar pozitivë, njofton Qendra Shëndetësore e spitalit të Vranjës.
Në spitalin COVID të këtij institucioni në Vranjë janë shtruar 44 pacientë, 11 më shumë se një ditë më parë. Të gjithë pacientët kanë Covid dhe pneumoni. Çdo ditë po rritet jo vetëm numri i pacientëve të infketuar, por edhe numri i pacientëve që kanë nevojë për oksigjeno terapi. Tani në Vranjë janë 30 pacijentë që po trajtohen me oksigjen.