Shkrimtarja serbe ia thotë troç Vuçiçit: Kosova është e pavarur, Serbia duhet ta njohë
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe shkrimtarja Biljana Srbljanoviç janë përballur me njëri-tjetrin për çështjen e Kosovës duke pasur një debat të “flaktë”. Gjatë fjalës së saj në emisionin “Prva tema”, Srbljanoviç tha se Serbia duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës, madje kërkoi edhe marrëdhënie të mira.
“Kosova ka 15 vite shtet. është fqinji ynë me të cilin duhet të kemi marrëdhënie të mira. Serbia duhet ta njohë pavarësinë dhe shpresoj se gjithçka do të shkojë drejt përfundimit. Ka një numër të madh njerëzish të kombësisë sonë që duan të qëndrojnë atje, e gjithë pasuria dhe rrugët janë të kota nëse jemi në një luftë me shqiptarët,”-u shpreh ajo në fjalën e saj.
Ndërsa presidenti Vuçiç me ironi iu përgjigj se ka dëgjuar disa kandidatë të tjerë për president që ka krijuar mendime të tilla.
“Unë nuk mendoj se ne duhet ta pranojmë apo njohim pavarësinë në asnjë mënyrë, por duhet të punojmë me shqiptarët nga Kosova për bashkëpunim të ndërsjellë, por kjo është e pamundur sepse pavarësia është gjithçka për të cilën ata duan të flasin. Mendoj se Ballkani i Hapur është ideja më e mirë, është një mënyrë për të kapërcyer dallimet dhe marrëdhëniet e këqija. Sa i përket drejtësisë, nuk ka dyshim se Serbisë i është bërë padrejtësi e madhe. Si është e mundur që të gjithë kanë të drejtë të shkëputen nga Jugosllavia, e serbët nuk kanë të drejtë të qëndrojnë gjallë pas kësaj,”-replikoi ai.
Mesa duket është i vendosur…s’ka marrëveshje për pavarësi!