Lajme

Kryetari i Gjilanit Alban Hyseni pret në takim kryetarët e Preshevës, Bujanocit e Likovës

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka pritur në takim pune kryetaren e Preshevës, Ardita Sinani, kryetarin e Bujanocit, Nagip Arifi dhe kryetarin e Likovës, Erkan Arifi.

Pas takimit, kreu i Gjilanit, Alban Hyseni, ka deklaruar se arsyeja pse e kanë marrë këtë iniciativë është thellimi i bashkëpunimit mes vete dhe ndihma reciproke, në mënyrë që të bashkëpunojnë me projekte konkrete, por edhe për sfidat që i presin.

“Unë i falënderoj për ardhjen në Gjilan dhe ofrimin e bashkëpunimit. Duke e ditur që me Preshevën dhe Likovën jemi në trekëndësh kufitar, ne kemi diskutuar për projekte të përbashkëta në kuadër të IPA fondeve rreth bashkëpunimit ndërkufitar dhe shpresoj që në javën e ardhshme ta realizojmë një takim i përbashkët, ku të ftuar do të jenë edhe nga bota akademike, përkatësisht Universiteti Publik i Pejës, të cilët kanë program studimi në fushën e turizmit”, ka thënë kryetari Hyseni.

Ai ka paralajmëruar edhe një takim të përbashkët me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi, për të thelluar edhe më tutje bashkëpunimin dhe për të gjetur mundësi të investimeve të përbashkëta.

Ndërkaq, gjatë adresimit para gazetarëve, kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, kryetari i Preshevës, Nagip Arifi dhe kryetari i Likovës, Erkan Arifi, e kanë përgëzuar dhe falënderuar kryetarin Hyseni për iniciativën e këtyre takimeve për realizimin e projekteve të përbashkëta, përmes të cilave do të përfitonin qytetarët e të gjitha komunave.

Related Articles

Back to top button