Lajme

Nga sot Zvicra heq masat kundër korona virusit

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se autoritet në Zvicër, kanë vendosur heqjen e të gjithë masave në kufi për udhëtimet drejt këtij shteti, në kushtet e Covid-19. Duke filluar nga data 17 shkurt 2022, nuk do të kërkohet certifikatë vaksinimi apo shërimi, as provë testi negativ anti-covid dhe as formulari (PLF) për të hyrë në Zvicër”.

Ndërkohë deri më 31 mars do të mbeten në fuqi, detyrimi i maskave në transportin publik dhe në objektet shëndetësore si dhe izolimi prej pesë ditësh për personat që kanë rezultuar pozitivë.

Nga e enjtja, 17 shkurt do të hiqen kufizimet e mëposhtme:

Maskat nuk do të jenë të detyrueshme në dyqane dhe ambiente të brendshme të restoranteve, si dhe në objektet, kompanitë dhe ngjarjet me qasje të publikut;

Bien plotësisht Certifikimi i detyrueshëm në objekte dhe biznese si kinema, teatro, ambiente të brendshme restorantesh dhe eventesh;

Bie po ashtu detyrimi për autorizim për ngjarje të mëdha;

Hiqen kufizimet e takimeve private;

Bie poshtë rekomandimi i zyrës së shtëpisë (Homm Office);

Hiqet po ashtu detyrimi për dëshminë e vaksinimit, shërimit ose testit pas hyrjes dhe detyrimi i formularit për hyrje në Zvicër;

Bien kufizimet vullnetare të kapacitetit në teleferikë dhe shitje me pakicë;

Related Articles

Back to top button