Lajme

PUSHIMI PO PËRFUNDON Ja si do të shkojnë nxënësit nga e hëna në shkollë

Në periudhën 9-17 shkurt 2022, numri i fëmijëve të sëmurë të moshës shkollore nga 6 deri në 18 vjeç ishte 3200.

Nga e hëna, më 21 shkurt, modeli i parë i mësimdhënies do të aplikohet në të gjitha shkollat ​​fillore dhe të mesme në Serbi, përkatësisht nxënësit do ta vijojnë mësimin drejtpërdrejt në klasa, ka vendosur Ekipi për monitorim dhe koordinim të aplikimit të masave parandaluese në punën e shkollave, percjell presheva.al

Sipas të dhënave nga mbikëqyrja e marrë nga sistemi elektronik “Shërbimi i Shëndetit Publik” të dorëzuar në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik nga Instituti i Shëndetit Publik të Serbisë “Dr Milan Jovanoviq Batut” në periudhën prej 9 deri më 17 shkurt 2022, numri i nxënësve të sëmurë të shkollës nga 6 deri në 18 vjeç ishte 3200 (0.42%) pacientë.

Përqindja e fëmijëve të moshës shkollore në numrin total të rasteve të konfirmuara me COVID-19 në të njëjtën periudhë ishte 4.3%.

Related Articles

Back to top button