Babai i thotë lamtumirë vajzës së tij me lot: Për këtë skenë askush nuk do luftë
Një video tronditëse nga Ukraina, autori i së cilës nuk dihet, është shpërndarë që dje në rrjetet sociale, por personi dyshohet se ka marrë pjesë në momentin kur burrat u kanë thënë lamtumirën familjeve të tyre që kanë shkuar në zonën e sigurt, ndërsa kanë qëndruar në mbrojnë vendin.
Momenti emocional kur një ukrainas pa emër duhet të ndahet nga e bija, e cila shkon në siguri me autobus me nënën e saj, nuk e la asnjëherë indiferent.
Burri që ka mbetur për të mbrojtur vendin nuk i ka ndalur dot lotët teksa ka përqafuar të bijën dhe ka rregulluar kapelen e saj dhe vajza që po ndahet nga babai ka qarë.
Videoja po shpërndahet vazhdimisht dhe është publikuar edhe nga “Independent”. Sipas përdoruesve të rrjetit, skena e ndarjes së familjes nga Ukraina është gjëja më e vështirë që mund t’i ndodhë një personi, ndaj komentet bëjnë thirrje për t’i dhënë fund aksioneve të luftës.
Po ashtu po shpërndahet edhe një video tjetër, e cila dyshohet se është realizuar me të njëjtin rast, ku babai i thotë lamtumirë vajzës së tij të ulur në autobus dhe përshëndesin njëri-tjetrin duke i vizatuar zemrat njëri-tjetrit në dritare.