Lajme
Çmimi i gazit në Europë ka shënuar rritje marramendëse për të katërtën ditë radhazi
Çmimi i gazit në Evropë është nxehur: një rekord i ri prej 4000 dollarësh.
Çmimi i gazit në bursën e Europës ka shënuar rritje marramendëse për të katërtën ditë radhazi.
Sot ka arritur nivelin e 4000 dollarëve për 1000 metër kub, që është një rekord i të gjitha kohërave, sipas të dhënave nga bursa ICE në Londër.
Çmimi i gazit për dërgesë në prill (kontratat e së ardhmes) u hodh në qendrën holandeze TTF në 3,639.1 dollarë për 1,000 metra kub ose 322 euro për megavat-orë, raportoi Tas më herët, por çmimi vazhdoi të rritet në mënyrë të pakontrolluar.