Bananet në frigorifer – një ide e mirë apo e keqe
Megjithëse bananet zakonisht mbahen në enë me fruta të tjera, kjo mund të mos jetë mënyra më e mirë për t’i ruajtur ato.
Nutricionistja Dr. Tamika Sims pohon se bananet duhet të ruhen në frigorifer kur të piqen.
“Mund të mbahen në banakun e kuzhinës derisa të piqen dhe më pas do t’ua zgjatni afatin e përdorimit duke i vendosur në frigorifer derisa korja të marrë ngjyrë të zezë”, tha doktori.
Sipas saj, kur banania të jetë e pjekur, mund ta vendosni në qesen e ngrirjes, pastaj në ngrirje dhe më pas do të zgjasë deri në një muaj, transmeton Index.hr.
“Bananet nuk mbahen në frigoriferë nëpër dyqane. Nëse i vendosni në frigorifer shumë herët, mund të kontribuojë në shijen e tyre të hidhur, të ndryshojë ngjyrën dhe të mos piqet”, thuhet në Departamentin e Bujqësisë së SHBA-së.
Nëse lëvozhga e bananes dëmtohet, është mirë ta hidhni atë, thekson Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.
“Kjo mund të nënkuptojë se është e prishur, si dhe se fruti mund të jetë i ndotur me mikrobe. Gjithashtu hidhni një banane që është e zezë, shumë e butë ose ka një erë të pakëndshme,” shtuan ata.