Ja pse vaji do të jetë si ari
Prodhimi i farave të lulediellit në Ukrainë mund të bjerë 42 për qind në 9.6 milionë tonë në vitin 2022.
Kjo mund të ndodhë për shkak të uljes drastike të sipërfaqes së mbjelljes për shkak të sulmit rus, vlerëson kompania konsulente bujqësore APK-Inform.
Sipërfaqet e mbjella me luledielli në Ukrainë mund të bien në vitin 2022 në nivelin më të ulët në 13 vjet, në rreth 4.2 milionë deri në 4.4 milionë hektarë, ose 35 për qind në krahasim me nivelin e vitit 2021, njoftoi APK.
“Ky reduktim është pasojë e faktit se një pjesë e madhe e luftimeve në atë vend është e përqendruar në rajonet kryesore për kultivimin e lulediellit”, deklaroi kompania konsulente.
Ukraina është prodhuesi më i madh në botë i farave të lulediellit dhe eksportuesi i vajit të lulediellit.
Kujtojmë, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dje u ka bërë apel qytetarëve që të mos blejnë shumë naftë.
“Psikoza e luftës ka pushtuar të gjithë Evropën dhe kaq. Tregu nuk funksionon më, asgjë nuk funksionon”, tha Vuçiq.
APK-Inform vlerësoi gjithashtu se prodhimi i farave të rapit ukrainas mund të bjerë me 19 për qind në 2.52 milionë tonë, ndërsa prodhimi i sojës ka të ngjarë të bjerë me 23 për qind në 2.74 milionë tonë.
Ministri ukrainas i Bujqësisë Roman Leshchenko i tha Reuters këtë javë se sipërfaqet për mbjelljen e kulturave pranverore këtë vit mund të përgjysmohen në krahasim me nivelin e vitit 2021, në rreth 7.0 milionë hektarë.
Mbjellja pranverore tashmë ka filluar në Ukrainë.