Lajme

Dogana e Maqedonisë tregon mënyrën e përdorimit të korsive me prioritet brenda “Ballkanit të Hapur”

Drejtoria doganore e Maqedonisë së Veriut njofton operatorët ekonomikë se është vendosur tabela për shfrytëzim të korsisë me prioritet në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”.

Siç thonë nga atje, kjo dedikohet për bartësit e autorizimeve për Operator të Autorizuar Ekonomik (OAE) nga Republika e Maqedonisë së Veriut, Republika e Serbisë dhe Republika e Shqipërisë.

– Operatorët ekonomikë (importues, eksportues, transportues, shpeditorë) nga Republika e Maqedonisë së Veriut, Republika e Serbisë dhe Republika e Shqipërisë që marrin pjesë në tregtinë e ndërsjellë, përkatësisht marrin pjesë në procedurat e importit, eksportit dhe tranzitit ndërmjet të tre vendeve.

– Korridoret e gjelbra për mallrat nga lista me prioritet i CEFTA-s.

Nga Dogana shtojnë se kalimi me prioritet i automjeteve që transportojnë këtë lloj malli sigurohet me shënjim në automjet, varësisht nga kategoria që aplikohet.

Related Articles

Back to top button