PARASHIKIMI I MOTIT PËR 7 DITËT: Ulje e menjëhershme e temperaturave

Në pjesën më të madhe të Serbisë nesër do të mbajë mot i thatë dhe i ngrohtë me vranësira graduale.
Në mbrëmje dhe gjatë natës do të ketë reshje të shkurtra shiu ose lokale shiu në disa vende.
Erë e dobët dhe mesatare, në Vojvodinë dhe në male vende-vende e fortë në jug dhe jugperëndim.
Temperatura më e ulët nga 0 deri në 10, kurse më e larta nga 17 deri në 22 gradë.
Të enjten kryesisht me vranësira dhe relativisht të ngrohtë me reshje shiu dhe rrebeshe lokale me bubullima. Do të fryjë erë mesatare dhe e fortë nga jugu.
Nga e premtja gradualisht do të jetë më e ftohtë, ndërsa era do të jetë me drejtim veriperëndimor, fillimisht në Vojvodinë.
Parashikimi deri në fund të javës
Deri në fund të javës do të ketë reshje shiu, ndërsa në nivel lokal priten reshje më të shumta.
Të shtunën reshjet e shiut do të kalojnë në borë në zonat malore, ndërsa të dielën mbrëma pritet të ketë borë afatshkurtër në disa pjesë të rajoneve të ulëta.
Ditët më të ftohta do të jenë të dielën dhe të hënën me temperaturë maksimale prej 5 deri në 10 gradë në shumicën e vendeve.
Në fillim të javës së ardhshme priten ngrica të dobëta të mëngjesit. Në veri të Serbisë reshjet do të ndalen, ndërsa në pjesët tjera me vranësira të ndryshueshme do të ketë ende kushte për reshje shiu dhe bore.
Nga e marta, pjesërisht i vranët me intervale me diell me rritje graduale të temperaturës ditore.