Lajme

Shqiprim Arifi premton zgjidhje për qenët endacak në Preshevë

Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, përmes një postimi në facebook ka bërë të ditur se sot ka kërkuar bashkëpunim me organet kompetente për zgjidhjen e problemit të qenve endacak në qytet, shkruan Presheva.AL

“Shumë i shqetësuar nga raportimet e qytetarëve, për sulmet nga qentë endacak ndaj fëmijëve e të rriturve, rrugëve të ndryshme të qytetit.

Rasti i fundit me 17 vjeçaren, e cila si rezultat i sulmeve është duke u trajtuar në qendrën spitalore në Nish, është për keqardhje për kompetentët e pushtetit të kaluar të cilët pa veprime konkrete, njoftuan disa herë se e kanë zgjidhur problemin.

Çështja e trajtimit të qenëve endacak ka qenë një proces në vete gjatë qeverisjes sonë të fundit. Ky problem kompleks kërkon veprime konkrete dhe afatgjate dhe jo postime për të bërë lajm në rrjete sociale.

Kërkova bashkërendim dhe bashkëpunim me organet kompetente si dhe me qytetarët, që të fillojmë procedurat për eleminimin e këtij problemi në tërësi.

Duke shprehur keqardhje të thellë për të prekurit dhe ata që janë shqetësuar, uroj shërim të shpejtë dhe të shkuara vajzës” ka shkruar Arifi ne faqen e tij zyrtare ne facebook.

Kujtojme se vajza e cila u kafshua nga qentë endacak në Preshevë është në Nish dhe gjendja e saj është stabile.

Related Articles

Back to top button