Doza e katërt mbron për të paktën një muaj, kundër sëmundjeve të rënda, shtrimit në spital dhe vdekjes
Doza e katërt e vaksinës Fajzer/Bayontek kundër kovidit siguroi mbrojtje shtesë të konsiderueshme kundër sëmundjeve të rënda, shtrimit në spital dhe vdekjes për të paktën një muaj tek të moshuarit, sipas një studimi izraelit të kryer në një kohë kur varianti omicron ishte dominues.
Efikasiteti i vlerësuar i dozës së katërt 7 deri në 30 ditë pas administrimit në krahasim me dozën e tretë të dhënë të paktën katër muaj më parë ishte 45 përqind në sigurimin e mbrojtjes kundër infeksionit, 55 përqind në sigurimin e mbrojtjes kundër sëmundjes simptomatike, 68 përqind në sigurimin e mbrojtjes kundër shtrimit në spital. 62 për qind në sigurimin e mbrojtjes kundër sëmundjeve të rënda dhe 74 për qind në mbrojtjen kundër vdekjes.
Studimi krahasoi 182,122 njerëz të moshës 60 vjeç e lart që morën dozën e katërt dhe 182,122 subjekte të moshës dhe shëndetit të ngjashëm që morën dozën e tretë, por jo të katërt.
– Rezultatet e studimit tonë në botën reale sugjerojnë se doza e katërt e vaksinës, të paktën fillimisht, është efektive kundër variantit omikron, thanë shkencëtarët.
Monitorimi shtesë do të lejojë vlerësimin e mëtejshëm të mbrojtjes së ofruar nga doza e katërt me kalimin e kohës. Një studim i madh izraelit i publikuar rreth dhjetë ditë më parë, i cili studioi vetëm shkallën e infeksionit dhe simptomat më të rënda pas dozës së katërt, zbuloi se efektiviteti zhduket shpejt për sa i përket infeksionit, por zgjat më shumë në mbrojtje kundër sëmundjeve më të rënda.
Në atë studim, studiuesit zbuluan se mbrojtja kundër zhvillimit të formave më të rënda të sëmundjes nuk u zhduk as gjashtë javë pas marrjes së dozës së dytë të vaksinës.
Studimi përfshiu 1.3 milionë njerëz të moshës 60 vjeç e lart. Një studim tjetër izraelit i publikuar muajin e kaluar zbuloi se vdekshmëria midis të moshuarve që morën një tjetër përforcues Pfizer/Bayontek ishte 78 për qind më e ulët se ajo e atyre që morën vetëm një dozë.