Lajme

Për dy ditë qentë endacak në Preshevë sulmuan katër persona

Qentë endacakë po bëhen më agresivë në Bujanoc dhe Preshevë.

Për vetëm dy ditë në Preshevë qentë endacak kanë sulmuar dhe plagosur katër persona. Ndërkohë që të lënduarit po shërohen, autoritetet vendade pohojnë se po marrin të gjitha masat për zgjidhjen e problemit të qenve endacakë, përcjell Presheva.AL.

Një vajzë 17-vjeçare nga Presheva po shërohet në Qendrën Klinike të Nishit nga dëmtimet e rënda në kokë dhe trup të shkaktuara nga qentë endacakë ditë më parë. Pas këtij rasti kishte edhe sulme tjera.

Nga Shtëpia e Shëndetit në Preshevë thonë se “Të hënën në mëngjes është sulmuar një e re me një fëmijë tre vjeçar, fatmirësisht ka pasur qytetarë që kanë ndihmuar dhe nuk kanë lejuar të ndodhë më e keqja”.

Komuna e Bujanocit ka një strehimore për qentë që sterilizohen, vaksinohen, pastrohen dhe kurohen pas kapjes. Në Preshevë nuk ka azil, por Inspeksioni Komunal po merr masa për kapjen e qenve endacak. Që nga fillimi i vitit ata kanë organizuar katër aksione.

“Kemi kapur një numër të madh, mund të them rreth njëqind qen endacakë, por duke qenë se ata vijnë nga pjesët tjera, sidomos nga Maqedonia nga Kumanova dhe pjesët tjera, nuk po mundemi të kapim gjithçka”, tha Shenansi Aliu, inspektor komunal në komunën e Preshevës.

Related Articles

Back to top button