Lajme

Ministri gjerman: Jepini biçikletës për të mundur Putinin

Çdo gjerman duhet të kontribuojë në pakësimin e varësisë së kombit nga energjia ruse, tha zv.Kancelari dhe ministri i Ekonomisë Robert Habeck për ‘Funke Media Group’ të premten, teksa u bëri thirrje bashkëqytetarëve që të fillojnë të pakësojnë konsumin e tyre të energjisë, duke ofruar disa këshilla.

“Si rregull, unë them se kursimi 10% është gjithmonë i mundur.” – tha Habeck, duke u bërë thirrje ‘të gjithëve të japin një ndihmë në kursimin e energjisë tani’ dhe duke njoftuar një fushatë qeveritare. Politikani i Gjelbër tha se kursimi i energjisë nuk është vetëm pjesë e përpjekjes për t’u ‘bërë më e pavarur nga importet ruse’, por edhe një ‘projekt i madh i përbashkët’ që do ndihmojë Gjermaninë në planin afatgjatë.

“Kjo do ta bëjë më të lehtë për qytetarët duke ulur shpenzimet dhe do fyejë presidentin rus Vladimir Putin.” – tha ministri. “Lista e masave të sugjeruara nga ministri përfshin përdorimin e biçikletave në vend të makinave dhe jo vetëm të dielave.” – si dhe lejimin e njerëzve të punojnë nga shtëpia, siç kishte qenë gjatë bllokimeve të pandemisë Covid-19.

Njerëzit mund të punojnë nga shtëpia të paktën ‘një ose dy ditë në javë në baza vullnetare për momentin’, tha Habeck. Habeck gjithashtu këmbëngul në furnizimin e Ukrainës me më shumë armë në mes të bllokimit të saj të vazhdueshëm ushtarak kundër Rusisë.

Related Articles

Back to top button