Për herë të parë në Preshevë vendoset flamuri i BE-së në ditën ndërkombëtare
Komuna e Presheves ne diten nderkombetare ka vendosur flamurin e Bashkimit Europian ne godinen e saj.
Kete e ka bere te ditur kryetari Arifi i cili ka shperndare foton se bashku me urimin per ketedite ndekombetare.
“Aspiratë e çdo shqiptari është dhe mbetet integrimi në Bashkimin Europian, gjithmonë duke mbështetur vlerat më të larta dhe parimet e demokracisë.
Është nevojë thelbësore për popujt e shtypur, të kenë pjesë nga uniteti i Bashkimit Europian, duke dënu çdo lloj agresioni që diskriminon e cënon vlera të lirisë e të drejtave themelore njerëzore.
Drejt themeleve si sinonim i paqes dhe lirisë; drejt vlerave që mbeten busullë për zhvillim, siguri e paqe!” ka shkruar Arifi.
Kujtojme se kjo eshte hera e pare qe ne Presheve vendoset flamuri ne godinen e komunes.