Kryetari Arifi takon drejtorin e ri të shtëpisë së kulturës në Preshevë
Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka takuar drejtorin e ri të shtëpisë së kulturës në Preshevë, Kujtim Sadriun.
“Në Shtëpinë e Kulturës, për të parë më nga afër Kujtimin, i cili punën e ka virtyt, për t’i dhënë diçka ndryshe jetës socio-kulturore në Preshevë”.
I pari i Preshevës ka thënë se Sadriut i ka uruar suksese dhe e ka siguruar se do të ketë mbështetjen e tij, njofton Presheva.AL.
“Tani, si ushtrues detyre në drejtimin e këtij institucioni, u zotua për udhëheqje të ndershme e të denjë.
Me besimin tonë e të qytetarëve, i dham mbështetjen e plotë, që nëpërmjet koherencës dhe aktiviteteve t’i japim jetë mundësisë, për të promovuar qytetin e vlerave të artit e kulturës”, ka shkruar Arifi në Facebook.
Arifi ka takuar edhe aktorët Preshevar të cilët shumë shpejt do të vijn me një shfaqje premierë për publikun Preshevar.